Procedurat për konvertimin e patentë-shoferëve të Kosovës në Itali do të lehtësohen nga 1 janari 2027, pas përditësimit të marrëveshjes për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit ndërmjet dy shteteve.
Lajmi është bërë i ditur nga Ambasada e Kosovës në Romë dhe Konsullata e Përgjithshme në Milano, të cilat kanë njoftuar se Kosova dhe Italia kanë përmbyllur procedurat për përditësimin e marrëveshjes.
Përditësimi mundëson që në marrëveshje të përfshihet edhe modeli i ri i patentë-shoferit të Kosovës, i cili është në përdorim që nga viti 2024.





