Këshilli Drejtues i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, në mbledhjen e mbajtur më 10 korrik 2026, ka vendosur t’ia vazhdojë mandatin, Nexhmedin Krasniqit, në pozitën e sekretarit të përgjithshëm të universitetit për një periudhë prej katër vitesh.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë në përputhje me dispozitat e Ligjit për Zyrtarët Publikë, me propozim të rektorit dhe bazuar në vlerësimin e performancës së tij gjatë ushtrimit të detyrës.





