Nesër në kuadër të zgjedhjeve lokale në Kosovë do të votohet edhe në institucionet korrektuese.
“Si në të gjithë vendin, me 17 tetor procesi i votimit do të zhvillohet edhe në institucionet korrektuese të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Florent Gashit, zëdhënësit të Shërbimit Korrektues të Kosovës,.
“Në koordinim të SHKK-së dhe KQZ-së, procesi i votimit do të zhvillohet nëpër të gjitha institucionet korrektuese, SHKK do të kujdeset për krijim e hapësirave dhe mbarëvajtjen e procesit, ndërsa listat e votuesve dhe materialet zgjedhore do të sigurohen nga KQZ”.





