LAJME

Nesër varroset në Piranë, Ukë Ukaj, babai dëshmorit, Vait Ukaj, i cili rezultonte i zhdukur që 25 vite

Nesër varroset në Piranë, Ukë Ukaj, babai dëshmorit, Vait Ukaj, i cili rezultonte i zhdukur që 25 vite
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Maj 2024, 16:23

Këshilli i fshatit, Piranë, njofton se ditën e shtunë do të varrosen mbetjet mortore të, Ukë Ukajt, i cili rezultonte si person I zhdukur që nga  data 26 prill e vitit 1999. Ai ishte edhe babai i dëshmorit të kombit, Vait Ukaj, njofton ky këshill përmes faqes së tij në facebook.

“Të nderuar bashkëfshatarë të fshatit Piranë

Ju njoftojmë se ditën e shtunë me datë 04.05.2024 në ora 13:00 bëhet varrimi i , Ukë Sait Ukaj në fshatin Piranë.

Homazhet fillojnë prej orës 11:00 në oborrin e shkollës “Dy dëshmorët”.

Baca Ukë është njëri ndër viktimat e luftes së fundit ku nga data 26 prill 1999 e deri tani nuk është ditur për fatin e tij.

Ne si komunitet i gëzohemi faktit që trupi i Baces Ukë është zbuluar dhe urojmë që edhe personat tjerë që janë të zhdukur të gjenden sa më shpejt.

Baca Ukë është baba i dëshmorit të kombit, Vait Ukaj. Këshilli i fshatit Piranë i shpreh ngushëllime familjes Ukaj!”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika