Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen nesër për të zhvilluar seancën e radhës.
Seanca e nesërme plenare është vazhdim i seancës së kaluar dhe pritet të fillojë në ora 10:00.
Në kuadër të pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
Rendi i ditës:
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 16, 22, 23 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.
II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 30 qershor, 1 dhe 6 korrik 2022:
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave,
7. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, për vitin 2021,
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 korrik 2022:
4. Votimi në lexim të dytë i Projekt-kodit nr. 08/L-032 të Procedurës Penale,
5. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-132 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
6. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-131 për Shërbimin Korrektues të Kosovës,
7. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-129 për Shërbimin Sprovues të Kosovës
8. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.