Nesër me fillim nga ora 10:00, pritet të nis seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës e legjislaturës së nëntë.
Nesër seanca konstituive, këto janë katër pikat e rendit të ditës

Me këtë rast, shënohet edhe hapi i parë drejt formimit të institucioneve të reja pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të mbajtura me 9 shkurt.
Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca do t’i ketë katër pika të rendit të ditës:1. Formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve;
2. Betimi i deputetëve;3. Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit;
4. Zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.Seanca pritet të jetë vendimtare për përcaktimin e strukturave udhëheqëse të kuvendit, përfshirë pozitën e kryetarit, që tashmë ka zgjuar interes të madh politik dhe publik.
Mbetet të shihet nëse nesër do të përfundojë konstituimi i Kuvendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

