Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pritet që ta përfaqësojë Kosovën në Samitin e përbashkët të liderëve të Bashkimit Evropian, me liderët e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor, që do të zhvillohet më 13 dhjetor në selinë e BE-së në Bruksel.
Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë pritet të jetë një prej temave kryesore të debatit, siç është raportuar gjatë këtyre ditëve.





