- Reklama -

Nesër protestojnë punëtorët e Ferronikelit

Që nga 8 nëntori punëtorët e “Ferronikelit” mbetën pa punë.

Krejt kjo për shkak krizës energjetike e cila detyroi “NewFerronikel” që të ndalojë prodhimin.

- Reklama -

Punëtorët po kërkojnë që të kthehen në punë por kërkesën e tyre ata po detyrohen ta bëjnë nëpërmjet protestës.

Meqë nuk pati asnjë veprim pas dy protestave për t’iu bërë zgjidhje, punëtorët e “Ferronikelit” për të tretën herë po detyrohen të protestojnë këtë të enjte (nesër).

E në rast se nuk do të merren parasysh kërkesat atëherë ata paralajmërojnë veprime radikale.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të “Ferronikelit”, Fehmi Nika, për KosovaPress tha se askush nuk është duke u marrë me çështjen e punëtorëve dhe se në protestën e së enjtes do t’i bëhet thirrje qeverisë që të kthejë vëmendjen tek punëtorët e “Ferronikelit”.

“Kërkesat tona si klasë punëtore janë që të gjendet zgjidhja dhe të fillojmë me punën në prodhim. Protesta do të bëhet për qeverinë që t’i tërhiqet vëmendja që të merret me punëtorët e ‘, që 5 muaj nuk është merr asnjëherë me punëtorët e ‘Ferronikelit’. Kjo është protesta e tretë që do të organizojmë nesër, dashtë zoti të na shkojë punë mbarë e mirë. Kërkesat tona janë që të gjendet zgjidhja për fillimin e prodhimit në kompaninë tonë ‘Ferronikel’. Disa herë ju kemi drejtuar qeverisë dhe të gjitha institucioneve ne Kosovë, me kërkesë për takime, për gjetjen e zgjidhjes dhe bisedës në vazhdimësi, asnjëherë nuk kemi pas asnjë takim me zyrtarët qeveritar, përpos me grupin parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari, e kemi pas një takim ku kemi shpalos kërkesat tona. Premtimi i tyre ka qenë që do na kthejnë një përgjigje, sa i përket asaj çështje nuk kemi marrë kurrfarë përgjigje”, tha ai.

Ai tha që teksa punëtorëve të kompanive tjera po iu bëhen privilegje ata të “Ferronikelit” po diskriminohen.

Nika po shpreson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të reflektojë pas protestës së të enjtes.

“Ne si klasë punëtore dhe si sindikatë do të thotë nuk kemi mekanizma tjerë që t’i shtymë interesat tona, përpos protestave ose grevave të ndryshme. Ne besojmë dhe shpresojmë që nesër kryeministri do të merret me çështjen e punëtorëve të ‘Ferronikelit’, dhe do të gjendet një zgjidhje. Por nëse nuk gjendet zgjidhje ne i kemi hapat tjerë që na i mundëson ligji në fuqi që të merremi edhe në mënyra tjera radikale që nuk dëshirojmë në ato të shkojmë por këto janë mjetet tona. Nuk kemi mjete të tjera përpos protestave ose grevave.

Nika foli edhe për gjendjen e rënduar të punëtorëve, ku tha edhe se gjysma e pagës që po e marrin nuk po është më zgjidhje.

“Tash që pesë muaj punëtorët e ‘Ferronikelit e marrin gjysmën e pagës të rrogës dhe ju ka rëndu buxheti i tyre. Punëtorët janë me kredi, që as krediti s’po ju mbulon punëtoreve kjo gjysmë page, kështu që nuk janë në gjendje të mirë ekonomike, por me shpresë që do të gjendet zgjidhje”, tha ai për KosovaPress.

Kujtojmë që Ferronikeli ka ndërprerë punën përkohësisht për shkak të krizës energjetike në Evropë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort