Iniciativa ‘Asnjë cent më shumë’ ka organizuar sërish protestë, për nesër në orën 12:00, në sheshin Zahir Pajaziti.
Kujtojmë se drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj ditë më parë për paralajmërimin e rritjes prej 15 për qind, ka thënë se shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursat e energjisë elektrike.
- Reklama -
Ai ka folur edhe për takimet bilaterale që do të zhvillojnë me palë të tjera ditët në vazhdim.
“Po pritet rritje prej 15%. Shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodh në bursat e energjisë elektrike, shkakatri kryesor, s’ka përshtatje tjera qe kanë ndiku në këtë 15%”, tha Drejtori i ZRrE-së, ndërsa shtoi se do të respektohet çdo pakënaqësi e qytetarëve”, tha ai.
- Reklama -