LAJME

Nesër pritet të mbahet gjykimi ndaj shtetasit nga Shqipëria që i dha 5 euro ryshfet në këmbim që të kalonte më shpejtë kufirin

Nesër pritet të mbahet gjykimi ndaj shtetasit nga Shqipëria që i dha 5 euro ryshfet në këmbim që të kalonte më shpejtë kufirin
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Shtator 2021, 15:35

Gjatë ditës së nesërme në Gjykatën Themelore të Gjakovës, pritet të mbahet shqyrtimi fillestar ndaj të akuzuarit A.B., nga Tirana, Republika e Shqipërisë, i ngarkuar për veprën penale të dhënies së ryshfetit, raporton Drejtësia Sot.

A.B., do të përballet me këtë proces gjyqësor pasi që Prokuroria e Gjakovës, po pretendon se ai ka ofruar dhurata në mënyrë që personat zyrtar të mos veprojnë në pajtim me detyrën e tyre zyrtare.

Ndryshe, vlen të përmendet se kjo çështje penale pritet të gjykohet nga ana e gjyqtarit të Departamentit të Krimeve të Rënda, Shaqir Zika.

Ndërkaq, në aktakuzë theksohet se i akuzuari A.B., derisa ishte duke e drejtuar autobusin e llojit “Bulas Man”, në momentin e hyrjes në pikën kufitare, në çastin kur i njëjti e kishte ofruar dokumentacionin e autobusit për kontroll zyrtarëve të doganës, nga të njëjtit gjatë kontrollimit ishte vërejtur se kishte futur një kartëmonedhë prej 5 eurove, në këmbim që të kalonte më shpejtë kufirin.

Për këtë ai po akuzohet se ka kryer veprën penale dhënie e ryshfetit nga neni 422 parag.1 të KPRK-së.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika