LAJME

Nesër përkujtohet heroi Afrim Bunjaku me rastin e njëvjetorit të rënies së tij

Nesër përkujtohet heroi Afrim Bunjaku me rastin e njëvjetorit të rënies së tij
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shtator 2024, 22:42

Qeveria e Kosovës ka organizuar aktivitete për shënimin e njëvjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se nën patronatin e kryeministrit Albin Kurti, aktivitetet do të nisin nesër në orën 09:00, ku do të vizitohet familja e heroit Bunjaku.

Në orën 09:30 do të ketë homazhe te varri i Bunjakut, e në orën 15:00 do të mbahet akademia përkujtimore te Pallati i Rinisë.

Rreshteri Afrim Bunjaku është vrarë më 24 shtator të 2023-s nga grupe të armatosura serbe në fshatin Banjskë të Zveçanit, në një sulm terrorist.

Bunjaku ishte varrosur në fshatin Samadrexhë të Vushtrrisë. Ai ishte shpallur Hero i Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika