LAJME

Nesër përkujtohet 25 vjetori i betejës së Kabashit

Nesër përkujtohet 25 vjetori i betejës së Kabashit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Mars 2024, 19:17

Në përkujtim të betejës së Kabashit, dega e OVL të UÇK- së në Prizren, në bashkëpunim me shoqatat e dalura nga lufta nesër më 17 mars 2024 në ora 10:00 do të organizojë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë, ka bërë të ditur përmes një njoftimi, sekretari i kësaj organizate, Isa Berisha.

Ai njofton se më pas, në ura 13:00 pranë Lapidarit në fshatin Korishë, do të mbahet manifestimi kushtuar betejës së Kabashit, prandaj shkruan ai, ftojë të gjithë familjarët e dëshmorëve dhe qytetarët që të marrin pjesë në këtë ditë përkujtimore.

Në betejën e lavdishme të Kabashit të 17 marsit të vitit 1999 ranë heroikisht në krye të dëtyrës tre dëshmorët nga Korisha, Halim Ahmetaj, Rexhep Kukaj dhe Murat Kabashi.

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika