Nesër nga ora 11:00 do të bëhen homazhe në kompleksin e varrezave të martirëve në Tusuz, në shenjë respekti e përkujtimi për martirët të cilët u flijuan për lirinë e Kosovës, të cilët u vranë e masakruan para 25 vitesh në shtëpitë e veta nga dora gjakatare serbe.
Nesër përkujtohen martirët e masakrës së Tusuzit

Organizatorët nga Bashkësia Lokale “Xhevat Berisha” dhe dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- dega në Prizren, ftojnë qytetarët që të marrin pjesë në këto homazhe.
Ndryshe, në mesin e 27 të masakruarve kishte edhe persona me të meta fizike, pra thjesht në këtë masakër nuk u kursye asgjë shqiptar, e cila mjerisht u arrit edhe me ndihmën e bashkëpunëtorëve dhe kolaboracionistëve, të cilët i ndihmuan armikut edhe në djegien e më shumë se 250 shtëpive të kësaj lagjeje.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

