LAJME

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë, njofton Ministria e Infrastrukturës

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë, njofton Ministria e Infrastrukturës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Korrik 2026, 16:47

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se të mërkuren, më 22 korrik 2026, nuk do të ketë kufizime të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas ministrisë, bazuar në parashikimet zyrtare të motit, për nesër nuk pritet të regjistrohen temperatura që do të aktivizonin masat e përkohshme të kufizimit të qarkullimit.

Në njoftim thuhet se institucioni do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe do të informojë me kohë qytetarët dhe operatorët ekonomikë në rast se krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve.

Ministria rikujton se vendimi për ndalimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve të rënda zbatohet vetëm gjatë ditëve me temperatura shumë të larta, me qëllim mbrojtjen e infrastrukturës rrugore nga dëmtimet e mundshme.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika