LAJME

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Nesër nuk do të ketë kufizime për kamionët mbi 20 tonë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Korrik 2026, 16:53

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës së nesërme, më 11 korrik 2026 (e shtunë), nuk do të ketë kufizim të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave, për nesër nuk pritet të plotësohen kushtet e përcaktuara në vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Ministria thekson se do të vazhdojë monitorimin e përditshëm të parashikimeve meteorologjike dhe se qytetarët, si dhe operatorët ekonomikë, do të njoftohen me kohë për çdo rast kur krijohen kushtet për zbatimin e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit.

Kujtojmë se të mërkurën, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njoftoi qytetarët dhe operatorët ekonomikë se ministri Dimal Basha ka marrë vendim për vendosjen e kufizimeve të përkohshme të qarkullimit për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë, me qëllim të mbrojtjes së infrastrukturës rrugore gjatë temperaturave të larta dhe rritjes së sigurisë në komunikacion.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika