LAJME

Nesër nis gjykimi për rastin e Liridona Ademajt

Nesër nis gjykimi për rastin e Liridona Ademajt
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Janar 2025, 19:15

Leonard Ademaj, vëllai i të ndjerës, Liridona Ademaj, ka njoftuar se nesër do të fillojë gjykimi për rastin e vrasjes së motrës së tij.

Ai ka thënë se si familje, besojnë në drejtësi.

“Ju njoftoj që gjykimi i rastit të vrasjes dinake të motrës tonë Liridona Ademaj fillon nesër në ora 11.00 në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Ne si familje besojmë në drejtësi dhe shpresojmë që gjykimi do të jetë efikas, profesional, pa gabime, pa vonesa dhe transparent”, ka shkruar ai.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika