LAJME

Nesër në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet konsultim publik për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bshkëpunimin e komunës me fshatra

Nesër në Shtëpinë e Bardhë do të mbahet konsultim publik për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bshkëpunimin e komunës me fshatra
TV Prizreni
TV Prizreni
6 Prill 2023, 20:54

Nesër, me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Prizrenit, do të mbahet konsultim publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit.

Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 30.03.2023 deri me datën: 30.04.2023, ndërsa konsultimi publik me qytetarë do të mbahet me 07.04.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) në orën 10:00.

Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më 28.04.2023 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: edin.shehu@rks-gov.net , Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net .

Për më shumë detaje, për Projekt-Rregulloren për organizimin dhe bashkëpunimin e Komunës me fshatra, vendbanime dhe lagje urbane në gjithë territorin e Komunës së Prizrenit, mund t’i vizitoni vegëzat e mëposhtme:

Ueb faqen zyrtare në rubrikën planet në konsultim publik:

https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/

Platformën për Konsultime Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/

Facebook:

https://www.facebook.com/kkprizren

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika