Kanë përfunduar punimet për ndërtimin e sheshit dhe shtatores për heroin e Kosovës, Agim Shala, i cili ndodhet në rrugën “Remzi Ademaj” përballë Administratës Komunale në Prizren.
Në luftën e fundit, familja Shala nga fshati Jeshkovë, i ka dhënë Kosovës katë dëshmor, Agmin, Avdiun, Nuridin dhe Besim Shala.
Por kush ishte heroi Kosovës, Agim Shala:
Agim Shala u lind me 18.09.1975 në fshatin Jeshkovë të qytetit të Prizrenit. Gjatë viteve 90-ta emigroi në Itali, por u kthye në Kosovë për t’ju bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Ishte Luftëtar dhe Komandant i Njësisë Speciale pranë shtabit të UÇK-së në Jeshkovë. Ai ra deshmor gjatë luftimeve të ashpra në betejën e Jeshkovës, me 03.09.1998, së bashku me babain e tij, Avdiun, vëllaun Nuredinin, djalin e agjës Besimin dhe kusherinjët , Ymerin, Bajramin, YImiun dhe Limanin.
Me 28 nëntor 2012 u shpall “Hero i Kosovës” nga Presidentja Atifete Jahjaga.Ndërsa, me 16 shkurt 2016 familja e tij u nderua po nga presidentja, Atifete Jahjaga me Urdherin e Lirisë.
Ndërsa, nesër më 28 nënor, në ora 11:00, në një ceremoni festive do të përurohet shtatoraja e Agim Shalës e cila ndodhet pranë Administratës Komunale në Prizren.