LAJME

Nesër në Prizren mbahet dëgjim publik me qytetarë për hartimin e buxhetit 2027 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për 2028-2029

Nesër në Prizren mbahet dëgjim publik me qytetarë për hartimin e buxhetit 2027 dhe Kornizës Afatmesme Buxhetore për 2028-2029
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2026, 07:33

Komuna e Prizrenit ka ftuar të gjithë  qytetarët të marrin pjesë në dëgjimin publik buxhetor, i cili do të mbahet me kryetarë të këshillave të lagjeve dhe fshatrave të Prizrenit, me qëllim të pranimit të kërkesave dhe propozimeve për hartimin e buxhetit për vitin 2027 dhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2028/2029.

Dëgjimi publik do të mbahet më të mërkurën më 8 korrik 2026, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 10:00.

Informatat për qarkoren buxhetore për vitin 2027 dhe vitet 2028/2029 si dhe buxhetin e Komunës së Prizrenit mund t’i gjeni në këto vegëza:

https://prizren.rks-gov.net/financa/

https://prizren.rks-gov.net/buxheti-komunal/

https://prizren.rks-gov.net/degjimet-buxhetore/?tax=

Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe përmes këtyre e-mail-ave:

Lulzim.N.Sylejmani@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net, Gjafer.Ponik@rks-gov.net, Haziz.Krasniqi@rks-gov.net , si dhe në formë fizike në këtë adresë: Rruga Adem Jashari Nr 275 Prizren 20000 (Shtëpia e Bardhë) deri më 7 korrik 2026.

“Kontributi juaj është i rëndësishëm për një buxhet më transparent dhe sa më afër nevojave të qytetarëve.” – thekson Komuna në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika