LAJME

Nesër në Kuvend diskutohet për uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë

Nesër në Kuvend diskutohet për uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Maj 2021, 17:52

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sërish nesër seancë plenare.

Sipas njoftimit, në mesin e diskutimeve do të jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Hekuran Murati lidhur me uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësore dhe institucioneve të sigurisë.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati në lidhje me “Uljen e shtesave të pensionistëve, stafit shëndetësor dhe institucioneve të sigurisë”,

4. Shqyrtimi Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 formimin e komisioneve parlamentare,

5. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika