Home LAJME Nesër mbyllet për qarkullim nga ora 13:00- 16:00 rruga Prizren – Prevallë, do të ketë intervenim për minimin e një shkëmbi

Nesër mbyllet për qarkullim nga ora 13:00- 16:00 rruga Prizren – Prevallë, do të ketë intervenim për minimin e një shkëmbi

0
Nesër mbyllet për qarkullim nga ora 13:00- 16:00 rruga Prizren – Prevallë, do të ketë intervenim për minimin e një shkëmbi
Foto: Arkiv

Kompania “Eskavatori”, e cila është duke kryer punimet në projektin e rekonstruimit të rrugës Prizren-Prevallë, njofton se ditën e nesërme (23.02.2024) nga ora 13:00 deri në orën 16:00, do të jetë e mbyllur kjo rrugë për qarkullim deri në përfundimin e minimit të kësaj pjese të rrugës si dhe deri në kohën kur do të bëhet pastrimi i saj, për të mundësuar qarkullim të sigurt të automjeteve.

Sipas kompanisë, minimi do të bëhet në kilometrin e parë të rrugës Prizren- Prevallë, si intervenim i domosdoshëm, pasi aty ndodhet një shkëmb masiv dhe gërmimi me eskavator është i pamundshëm.

Gjithashtu, kjo kompani këtë njoftim ia ka dërguar edhe Policisë së Kosovës, thuhet në këtë njoftim nga kompania “ Eskavatori”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here