Komuna e Prizrenit ka rikujtuar se të martën në bazë të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, nenit 92 të Statutit të Komunës së Prizrenit me Nr. 01/011-5643, kryetari i Komunës së Prizrenit në bashkëpunim me Njësinë për Komunikim me Publikun organizojnë takimin publik me qytetarë.
“Ftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Prizrenit, OJQ-të dhe palët tjera të interesuara, në takimin e dytë publik të kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Shaqir Totaj, me qytetarë. Në këtë takim para qytetarëve Kryetari raporton për punën njëvjeçare janar-dhjetor 2025” – thuhet në njoftim.
Takimi publik mbahet më 30.12.2025 (e martë) në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë), në orën 09:00.





