Komuna e Prizrenit u ka rikujtuar qytetarëve të marrin pjesë nesër në konsultimin publik për “Projekt-Rregulloren për Menaxhimin e Mbeturinave në Komunën e Prizrenit”, ku mund të japin komentet dhe sugjerimet e tyre mbi këtë çështje.
Konsultimi publik do të mbahet të martë, më 05.05.2026, në orën 10:00, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës (Shtëpia e Bardhë).





