Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se nesër më 25 nëntor (e mërkurë) organizon debat publik me temën “Gjendja e përgjithshme e komuniteteve jo shumicë në Komunën e Prizrenit dhe bashkëpunimi”.
Andaj, ftohen të gjithë anëtarët e komuniteteve jo shumicë, asamblistët nga radhët e komuniteteve, përfaqësuesit e fshatrave të rajonit të Zhupës dhe Podgorës, drejtorët e shkollave nëpër fshatra, koordinatorët e shkollave të qytetit dhe përfaqësuesit e Policisë, shoqërive civile dhe të mediave që të marrin pjesë në këtë debat.





