Komuna e Prizrenit, përmes faqes së saj zyrtare, njofton se të premten, më 17 shtator në Prizren do të organizohet aktiviteti “Dita pa makina”, që është një ngjarje e lirë ndërkombëtare, e cila organizohet me qëllim të shfrytëzimit të sa më pak makinave, si një prej ndotësve kryesorë të ajrit dhe nxitjes për përdorim të transportit urban dhe biçikletave.
Nesër mbahet aktiviteti ” Dita pa makina në Prizren”, për dy orë një pjesë e rrugës kryesore në qendër do të jetë e bllokuar

Me rastin e organizimit të këtij aktiviteti, nesër, një pjesë e aksit rrugor “Remzi Ademaj” dhe “Adem Jashari” do të jetë e bllokuar për automjete për dy orë (13:00-15:00) dhe pikërisht në këtë segment rrugor do të ketë aktivitete të ndryshme.
Gjatë kësaj kohe makinat duhet të shfrytëzojnë rrugë të tjera alternative (rr. “Faik Emrush” dhe “Fehmi Lladrovci”). “Dita pa makina” organizohet për çdo vit në rreth 2000 qytete dhe 40 vende të ndryshme të botës, thuhet në fund të këtij njoftimi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

