Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se të shtunën do të mbahet afati i dytë i provimit të maturës shtetërore.
“Për të gjithë maturantët të cilët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e parë, Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit organizon Provimin e Maturës Shtetërore (afati i dytë), nesër (e shtunë), 27 gusht 2022”, thuhet në njoftim.
Testimit në afatin e dytë do t’i nënshtrohen rreth 5.084 maturantë në 59 qendra të testimit, ndërsa në këtë proces do të angazhohen rreth 177 komisionerë, 70 mbikëqyrës, 50 vëzhgues nga organizata rinore KYC, si dhe 600 administrues.





