- Reklama -

Nesër krijohet fondi emergjent, Hoti: Nga java e ardhshme mund të ndihmohen qytetarët

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka thënë se nesër në mbledhjen e radhës të Qeverisë do të formojnë Fondin Emergjentë për menaxhimin e situatës të shkaktuar nga vërshimet dhe përmbytjet e reshjeve të shiut dhe borës, gjatë ditëve të kaluara.Hoti në një takim virtual që është duke zhvilluar me kryetarët e komunave të Kosovës ka kërkuar nga ata që të evidentojnë të gjitha dëmet që iu janë shkaktuar dhe të parashtrojnë kërkesat për ndihmë tek Qeveria në detyrë dhe tek ministritë.“Unë me disa prej jush kam biseduar dhe në disa vende kam qenë në terren për ta parë gjendjen për së afërmi. Ju përgëzoj për angazhimin që keni treguar në çdo komunë, kemi pasë fat që nuk i kemi pësuar asnjë rast me fatalitet si pasojë e këtyre vërshimeve”.

“Kam parë që ka dëme të konsiderueshme në shtëpi banimi dhe në toka bujqësore. Më shumë më kanë shqetësuar qytetarët të cilët kanë mbetur pa shtëpi. Unë kërkoj nga ju që të evidentoni problemet që keni dhe të komunikoni me Ministrinë e Mbrojtjes për të ndihmuar FSK-ja në vendosjen e urave aty ku ka nevojë dhe gjëra të tjera”.Hoti ka theksuar se duhet të formohen sa më shpejt komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve nga vërshimet.“Komisionet komunale për të bërë vlerësimin e dëmeve duhet të formohen sa më shpejtë. Këto komisione në secilën komunë duhet të identifikojnë familjet që janë në gjendje më të rëndë dhe që kanë nevojë të ndihmohen”.

- Reklama -

“Nesër në mbledhjen e radhës të Qeverisë në detyrë do të diskutojmë për formimin e Fondit Emergjent dhe do të caktojmë tre ministra, të cilët nga java e ardhshme do të jenë gati për të ndihmuar të gjithë qytetarët që kanë nevojë, nga ju kërkojë që sa më parë të shikoni dhe të nxirrni evidencë se cilat janë dëmet nga vërshimet dhe ato t’i paraqitni tek Fondi Emergjent”, ka thënë Hoti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort