Fshati Kobajë i Prizrenit është tronditur nga humbja tragjike e të riut Albian Osmanaj, i cili humbi jetën të dielën gjatë një ngjarjeje të rëndë që ndodhi në këtë fshat.
Përmes një telegrami ngushëllimi, faqja e fshatit Kobajë ka shprehur dhimbjen e thellë për ndarjen e parakohshme nga jeta të të riut, duke theksuar se lajmi ka prekur jo vetëm familjen, por edhe mbarë komunitetin lokal.
“Ndarja tragjike e Albianit ka tronditur gjithë fshatin Kobajë dhe më gjerë. Një jetë e re u shua shumë herët, duke lënë pas pikëllim të madh te familja, shokët dhe të gjithë ata që e njohën”, thuhet në mesazhin e ngushëllimit.





