LAJME

Nesër hapet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “ Prizreni 2023”

Nesër hapet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “ Prizreni 2023”
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Korrik 2023, 15:24

Nga data 26 deri më 31 korrik, në Sheshin e Lidhjes në Prizren do të mbahet edicioni i XV-të i Panairit të Librit “Prizreni 2023”.

Edhe në këtë edicion të panairit të librit do të marrin pjesë shtëpitë botuese nga Kosova dhe Shqipëria, njoftojnë organizatorët e këtij Panairi nga Instituti për Kulturë dhe Kërkime Sociale.

Në kuadër të edicionit të XV-të të panairit të librit do të mbahen edhe mbrëmjet letrare me autorë nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia.

ORARI I PROGRAMIT LETRAR

Vendi: Keji përballë xhamisë së Sinan Pashës

E Mërkurë, 26 korrik 2023, ora 20:30 Qazim Thaqi, poet nga Prizreni Alfred Cako, publicist nga Tirana Arben Kondi, autor nga Tirana

E Enjte, 27 korrik 2023, ora 20:30 Shpresa Zurnaxhiu, poete nga Prizreni me banim në Turqi Melis Bozkurt, shkrimtare nga Turqia

E Premte, 28 korrik 2023, ora 20:30 Prof.Dr. Nexhat Çoçaj, autor nga Prizreni Prof.Dr. Emin Z. Emini, autor nga Prishtina.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika