Ministria e Shëndetësisë ka ftuar personelin shëndetësorë i cili më 5 maj të këtij viti është vaksinuar me dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, që ditën e nesërme të paraqiten në sallën “1 Tetori” në Prishtinë për ta marrë dozën e dytë të vaksinës.
249 punëtorë shëndetësorë pritet të marrin nesër dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë njoftuar se personat që do të marrin dozën e dytë ditën e nesërme, janë duke u kontaktuar edhe përmes telefonit.
Ndërsa, nga MSH kanë kërkuar që të respektohen terminet sipas listës.
Njoftimi i plotë:
Ftohen personeli i institucioneve shëndetësore, të cilët e kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 me datë 5 maj 2021, që nesër, e mërkurë, 2 qershor 2021, të paraqiten në sallën “1 Tetori” për marrjen e dozës së dytë, sipas termineve të caktuara në listën e bashkëngjitur.
Personat që nuk janë pjesë e kësaj liste, por që gjithashtu janë vaksinuar me dozën e parë më 5 maj, janë duke u kontaktuar përmes telefonit, që gjithashtu, të vaksinohen me dozën e dytë nesër.
Luten të ftuarit që t’i respektojnë terminet sipas listës!