Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se nesër (e premte) me fillim nga ora 10:00, do të mbahet konsultimit publik për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale,
NJOFTIMI I PLOTË:
Njoftim për organizimin e konsultimit publik për Projeket-Rregulloren për kushtet, kriteret dhe procedurat e ndarjes së subvencioneve e granteve për Komunën e Prizrenit.
Komuna e Prizrenit, përmes grupit punues për hartimin dhe organizimin konsultimit publik për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit, duke u bazuar në Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisjen Lokale, Statutin e Komunës së Prizrenit. Nr. 01/011-5643 dhe Nenit 6 të Udhëzimet Administrativ (MAPL) Nr.06/2018 për Standardet Minimale të Konsultimit Publik në Komuna, lëshon këtë:
Njoftim publik
Lidhur me organizimin e konsultimit publik me qytetarë për Projekt-Rregulloren për kushtet, kriteret, procedurat e ndarjes së subvencioneve dhe granteve për Komunën e Prizrenit.
Ky dokument do të jetë në konsultim publik nga 15.11.2023 deri më 15.12.2023, ndërsa, konsultimi publik me qytetarë do të mbahet më 24.11.2023, në sallën mbledhjeve të Kuvendit Komunal (Shtëpia e Bardhë) me fillim në orën 10:00.
Komentet dhe sugjerimet mund t’i dërgoni deri më datën 14.12.2023 në orën 16:00, në e-mail-at e zyrtarëve: [email protected] , [email protected] dhe [email protected].
Më shumë detaje për Projekt-Rregulloren mund të gjeni në:
Ueb faqen zyrtare:
https://kk.rks-gov.net/…/rregulloret-ne-konsultim-publik/
Platformën për Konsultime Publike:
https://konsultimet.rks-gov.net/
Facebook:
https://www.facebook.com/kkprizren