LAJME

Nesër do të mbahet dëgjim publik në Piranë për përgatitjen e buxhetit të komunës

Nesër do të mbahet dëgjim publik në Piranë për përgatitjen e buxhetit të komunës
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2022, 14:36

Të enjten, në fshatin Piranë, Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin publik për përgatitjen e buxhetit të komunës për vitin 2023, në të cilën janë të ftuar banorët e fshatrave Piranë, Zojz, Medvec, Landovicë, Arbanas, Krushë e Vogël dhe Randobravë.

Vendi: tek shkolla fillore në fshatin Piranë.

Koha: 18 gusht 2022, në ora 17:00.

Në dëgjimin buxhetor publik mund të marrin pjesë: qytetarët, përfaqësuesit e lagjeve/bashkësive lokale, përfaqësuesit e OJQ-ve, përfaqësuesit e komuniteteve, të rinjtë/rejat, pensionistët/et, studentët/et, komuniteti i biznesit, përfaqësuesit e ndërmarrjeve publike, anëtarë/e të Kuvendit Komunal të Prizrenit, deputet/e, punonjësit e komunës, përfaqësuesit e partive politike dhe përfaqësuesit e mediave.

Informacionet për qarkoret buxhetore dhe buxhetin e vitit 2023, mund t’i gjeni në vegëzat e mëposhtme:

Webfaqja zyrtare e Komunës:

https://kk.rks-gov.net/prizren/financa/

Platforma e Konsultimeve Publike:

https://konsultimet.rks-gov.net/meetings.php

“Kërkesat, komentet dhe sugjerimet, mund t’i dërgoni edhe në këto e-mail-a: Zenel.Ahmetaj@rks-gov.net, Halil.Lika@rks-gov.net, Ymer.Berisha@rks-gov.net dhe Haziz.Krasniqi@rks-gov.net “, thuhet në fund të këtij njoftimi. /TVPrizreni/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika