LAJME

Nesër Dita e Tokës, komuna e Suharekës fton qytetarët ta pastrojnë ambientin

Nesër Dita e Tokës, komuna e Suharekës fton qytetarët ta pastrojnë ambientin
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Prill 2025, 21:11

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka ftuar që nesër me rastin e Ditës së Tokës qytetarët të bashkohen për ta pastruar territorin e kësaj komune.

“Nxënës e mësues, të rinj e të moshuar, biznese, mjekë, sportistë, institucione, të gjithë qytetarët pa dallim.
Ejani të japim shembullin më të mirë të bashkëpunimit dhe kujdesit për vendin tonë.😉Mjedisi është shtëpia jonë e përbashkët – le ta pastrojmë me dashuri dhe përkushtim”, thuhet tutje në postimin e kryetarit Muharremaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika