Muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundoi sot në ditën e marte me datë 9 prill, ndërkaq dita e parë e Bajramit të Madh është më 10 prill, ditë e mërkurë. Me këtë rast Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar të gjithë besimtarët islam të komunës së Prizrenit se namazi i sabahut falet në ora 05:21 minut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit, falet në ora 06:41 minuta.
“Këshilli i Bashkësisë Islame i Prizrenit, të gjithë besimtarëve islamë të Komunës së Prizrenit, ua uron festën e Fitër Bajramit, duke e lutur Zotin Fuqiplotë, që ta ketë pranuar agjërimin, lutjet dhe ibadetet tona.”







