LAJME

Nesër dita e parë e Bajramit, namazi falet në orën 06:23 minuta

Nesër dita e parë e Bajramit, namazi falet në orën 06:23 minuta
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2023, 23:35

Muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundoi sot në ditën e enjëte me datë 20 prill, ndërkaq dita e parë e Bajramit të Madh është më 21 prill, ditë e premte. Me këtë rast Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren ka njoftuar të gjithë besimtarët islam të komunës së Prizrenit se namazi i sabahut falet në ora 05:05 minut, ndërsa namazi i Fitër Bajramit, falet në ora 06:23 minuta.

Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, ditën e parë, më datë 21 prill 2023, e premte, organizon pritjen solemne për urimin e Fitër Bajramit, në selinë e KBI-së, prej orës 10:00 – 12:00.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika