Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se muaj i madhërishëm i Ramazanit përfundon të dielën me datë 1 maj, ndërkaq dita e parë e Bajramit të Madh është më 2 maj.
Kryesia e BIK’ut bën të ditur se namazi i Bajramit do të falet në ora 06:09, të cilit do t’i prijë, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti.
Hytben e Fitër – Bajramit do ta mbajë Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, i cili do t’i drejtohet opinionit të gjerë me mesazhin e kësaj feste.
Me rastin e festës së Fitër – Bajramit, ditën e parë, më 2 maj 2022, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, si tradicionalisht organizon pritje përurimi në selinë e tyre nga ora 10:00-12:00.