Nesër do të mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Republikës së Kosovës.
Në këtë Ceremoni e cila do të fillojë në ora 09:00, pritet të marrin pjesë personalitete të larta shtetërore dhe ndërkombëtare, familjarë të zyrtarëve policorë që do të diplomojnë dhe eprorë të Policisë së Kosovës.





