Gjatë këtij viti u ndryshuan disa herë mënyrat e funksionimit të hyrje-daljeve nëpër pikat kufitare, për shkak të situatë së krijuar si pasojë e përhapjes së virusit COVID-19.
Shtetet të cilat aktualisht Republika e Kosovës i konsideron me rrezikshmëri të lartë të infektimit me COVID-19 janë: Gjermania, Danimarka, Qipro, Sllovakia, Spanja, Franca, Italia, Britania e Madhe, Holanda, Rumania, Belgjika, Çekia, Austria, Irlanda, Hungaria, Luksenburgu, Islanda, Sllovenia, Malta, Polonia, Kroacia, Lihtershtajni, Portugalia dhe Bullgaria.





