Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe ka të bëjë me përpjekjet për ta riintegruar veriun e Kosovës, i cili është i ndarë që nga viti 1999, kështu kanë theksuar analistët politik në vend.
Profesori Universitar, Milazim Krasniqi ka thënë se bashkësia ndërkombëtare është duke bërë përpjekje që të ndodh themelimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe.
Sipas tij, ky është obligim që e ka marrë Kosova me ratifikim në Kuvend dhe pashmangshëm do të realizohet.
“Çështja e asociacionit ka të bëjë me përpjekjet për ta riintegruar veriun e Kosovës i cili që nga viti 1999 është ndare. Pra bashkësia ndërkombëtare ka përpjekje që ta rikthejë brenda ashtu që interesi strategjik i Kosovës është themelimi i bashkësisë së komunave me shumicë serbe natyrisht brenda vërejtjeve që ka bërë gjykata kushtetuese.
Por ky është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë me ratifikim ne kuvend dhe si i tillë pashmangshëm duhet të realizohet. Alternativa e tij është ndarja e veriut dhe ajo qon drejt implikimeve të tjera që do të bënin dezitegrimin e shtetit të Kosovës”.
Nëse nuk votohet asociacioni, Krasniqi thotë se do të ketë përkeqësim të marrëdhënieve me SHBA dhe BE, ku identiteti i Kosovës do të zbehej dukshëm.
Mes tjerash, ai tha se Qeveria e Kosovës duhet të jetë mjaft serioze në këtë punë dhe të lërë broçkullat e opozitarizmit e të hartojë draft-statut për bashkësinë e komunave.
“Nëse nuk votohet do të kemi përkeqësim drastik tëmarrëdhënieve me ShBA dhe BE. Identiteti i Kosovës do të zbehej dukshëm dhe do të kishte izolim te madh. Ndërsa serbët e veriut do të mund të shpallnin njëfarë recesioni të përkohshëm në mënyrë që të bëhet presion më i madh dhe do të qonte drejt dezintegrimit të shtetit të Kosovës. Qeveria e Kosovës duhet të jetë serioze në këtë punë.
Të lërë ato broçkullat e saj të kohës së opozitarzimit dhe të hartojë një draft statut për bashkësinë e komunave. Ta vërë në tavolinësiç po vënë edhe non-paper të tjerë dhe të hapet procesi i krijimit te bashkësisë së komunave. Nëse kjo nuk ndodh do të ndodh ndarja e Kosovës dhe do të ketë izolim tëKosovës me të gjitha sekuencat edhe ekonomike, edhe politike e diplomatike”.
Ndërsa njohësi i rrethanave politik, Fidan Uka tha se nuk sheh rrezik nga formimi i Asociacionit sepse nuk është vullnet i asnjë partie politike dhe derivon nga plani i Ahtisarit.
Tutje, Uka shtoi se afati për targa duhet të shtyhet sepse Kosova është në proces tëvendimmarrjes për liberalizimin e vizave.
“Sa i përket Asocacionit edhe këtu është rruga shumë e qartë. E kemi një vendim të gjykatës kushtetuese e cila thotë formim i asociacionit sipas versionit të vitit 2013 duke u bazuar në ligjin për vetë qeverisje lokale dhe asociacionit të komunave shqiptare që i bie një organizatë joqeveritare.
Unë nuk shoh rrezik nga formimi i Asociacionit pa kompetenca ekzekutive dhe ky asociacion nuk është vullnet i asnjë partie politike ose lideri politik, por derivon nga plani i Ahtisarit dhe ka qenë obligim ndërkombëtar të cilin e kemi nënshkruar për ta fituar pavarësinë dhe kemi hyrë në obligime ta implementojmë këtë lloj asociacioni të cilin e kemi ratifikuar edhe në parlament dhe e kemi obligim me zbatuar. Unë nuk shoh rrezik sa i përket rajonit sepse janë prezent forcat e KFOR dhe EULEX. Mendoj se afati për targa duhet të shtyhet sepse Kosovaështë në proces tëvendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave dhe një incident nëpjesën veriore do të përdorej si pretekst që ky afat optimal qëKosova të marrë liberalizimin të shtyhet për një afat tjetër” /eo