LAJME

Neptun në Prizren, rihapje me oferta spektakolare dhe dyqan të stilit modern!

Neptun në Prizren, rihapje me oferta spektakolare dhe dyqan të stilit modern!
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Korrik 2023, 18:24

Kompania e mirënjohur “Neptun”, rrjeti më i madh i pajisjeve elektronike në Kosovë, zgjeron hapësirën e dyqanit në Prizren në 1300m2 duke e risjell atë në një stil unik dhe jashtëzakonisht modern. “Neptun” si në çdo ngjarje speciale edhe për këtë rihapje sjell oferta që shkojnë deri në 56% dhe mundësi blerje më këste 0% interes vetem me 13 dhe 14 korrik.

Kjo përmbajtje ofrohet nga YouTube. Duke e ngarkuar, pranoni që YouTube të vendosë cookies.

Menaxheri në këtë kompani, Visar Kabashi, tha se jemi shumë entuziast për rihapjen e dyqanit tonë në Prizren, i cili vjen me një dizajn modern dhe me 1300m2 hapësirë për të ekspozuar linjë me të gjerë të produkteve dhe brendeve. Një ndryshim si ky I sjell qytetit të Prizrenit një vlerë të shtuar në fushën e konsumit elektronik dhe konsumatorëve mundesi zgjedhje që i përshtatet lehtësisht stilit të tyre të jetesës. Ai njoftoi më tej se,  kjo rihapje të mbahet mend do shoqërohet me një ofertë spekatolare dhe zbritje që shkojnë deri në 56%, të gjitha këto oferta konsuatorët kanë mundësi ti blejnë me këste me 0% interes.

E blerës të shumtë ia kishin mësyrë këtë të enjte këtij dyqani. Ata thonë se janë klientë të rregullt të kësaj kompanie, e cila gëzon besueshmëri nga ata, por edhe për çmimet më të favorshme të tregut që ka. Ndryshe, kompania “ Neptun” posedon një linjë të gjerë të pajisjeve elektronike si: TV , produkte dhe aksesorë të IT-së, Smartphone, Rrobalarëse, Enëlarëse, Frigoriferë, pajisje të vogla elektro-shtëpiake, pajisje të kujdesit personal, aparate për ftohje-ngrohje dhe produkte tjera të komunikimit.

“Neptun” numëron 13 dyqane deri më tani me planin e zgjerimit të mëtejmë në gjithë Kosovën.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika