Në një ngjarje të rëndësishme në Prizren, sot më Dt 25.11.2023 u nënshkrua iMemorandumi i Mirëkuptimit (MOU) mes NGO OJQ Profesionistet e Lirë për Kosovën dhe Dhomat e tregtise Afrikë Ballkan me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të këtyre dy organizatave prestigjioze. Përfaqësuesi i organizatës Africa Balkan Chambers ishte Emmanuel Delphin Assako Ella, i cili bashkë me kryetarin e OJQ Profesionistet e Lirë për Kosovën, z. Sherif Krasniqi, formalizuan bashkëpunimin e tyre në këtë ngjarje historike.
Ky Memorandum i Mirëkuptimit përfaqëson angazhimin tonë për të përparuar në fushat e interesit të përbashkët dhe të ndikimit pozitiv në nivel ndërkombëtar,” tha z. Krasniqi në deklaratën e tij. “Përpjekjet tona do të jenë të fokusuara në forcimin e bashkëpunimit dhe në përmirësimin e zhvillimit të projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në rritjen e potencialit tonë të ndikimit në këto fusha të rëndësishme.”
Ndërsa, përfaqësuesi i Chambers Africa Balkan theksoi: “Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të partneriteteve më të forta dhe më të qëndrueshme ndërkombëtare. Ne jemi të përkushtuar për të siguruar një bashkëpunim të suksesshëm dhe inovativ, duke promovuar zhvillimin dhe rritjen e kapaciteteve të ndërlidhura të partnerëve tanë.”
Nënshkrimi i këtij Memorandumi të Mirëkuptimit shënon fillimin e një kapitulli të ri të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy organizatave të rëndësishme, duke krijuar mundësi të reja për inovacion, zhvillim dhe promovim të veprimtarive të përbashkëta në të ardhmen.
Nënvizimi i këtij bashkëpunimi ishte thellimi i lidhjeve dhe krijimi i një platforme të qëndrueshme për një bashkëpunim të suksesshëm në të ardhmen. Përfaqësuesi i Chambers Africa Balkan, Emmanuel Delphin Assako Ella, nënvizoi rëndësinë e këtij Memorandumi të Mirëkuptimit si një hap në drejtim të forcimit të lidhjeve ndërkombëtare dhe përparimit të ndikimit në fushat e tyre të interesit të përbashkët.
