LAJME

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Prizrenit

Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Agjencisë Kadastrale të Kosovës dhe Komunës së Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
12 Prill 2022, 15:18

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, Nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë Kadastrale të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Ky Memorandum ka për qëllim Kompletimin e sistemit të adresave në territorin e komunës.
Kompletimi i sistemit të adresave në Kosovë do të bëhet në bashkëpunim mes AKK-së dhe komunave të mbështetur nga “Projekti i Kadastrës se Patundshmërive dhe Infrastruktures Gjeohapësinore” (REGIP) të Bankës Botërore. Gjithashtu u shpreh gatishmëri nga ana e Komunës për bashkëpunime të mëtutjeshme me qëllim të përmirësimit të jetës se qytetarëve.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika