LAJME

Nënshkruhet marrëveshje për fazën e dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”

Nënshkruhet marrëveshje për fazën e dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Gusht 2026, 13:30

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot është nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me Allianz Foundation dhe Autostrada Biennale, në kuadër të vazhdimit të partneritetit për zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekonomisë kreative në Prizren.

Sipas Totajt, marrëveshja shënon vazhdimin e partneritetit për zbatimin e fazës së dytë të projektit “Zhvillimi socio-ekonomik përmes turizmit kulturor dhe zgjerimit të hapësirave kulturore”.

Ky projekt synon forcimin e mëtejshëm të ofertës kulturore të Prizrenit, zhvillimin e turizmit kulturor dhe ekonomisë kreative, si dhe krijimin e hapësirave dhe programeve të reja kulturore e mjedisore.

Me këtë rast, Totaj ka vizituar edhe ekspozitat më të reja të Autostrada Biennale, të cilat, sipas tij, sjellin një tjetër dimension të artit bashkëkohor në hapësirat e qytetit.

“Do të vazhdojmë të investojmë në kulturë dhe art, si vlera që e pasurojnë Prizrenin dhe e bëjnë atë edhe më tërheqës për qytetarët dhe vizitorët”, ka deklaruar Totaj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika