LAJME

Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë

Nënshkruhet marrëveshja prej 50 milionë eurosh me BERZH-in për efiçiencë të energjisë
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Janar 2025, 12:14

Rreth 400 ndërtesa publike do të izolohen sipas parimeve të efiçencës së energjisë në Kosovë.

Kjo pas nënshkrimit të marrëveshjes të premten mes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Pjesë e ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili tha se kredia nga BERZHI është në vlerë prej 50 milionë euro, ndërsa projekti në total është 86 milionë euro.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, tha se projekti do të ndikojë në uljen e konsumit të energjisë. Sipas saj, stoku i ndërtesave në Kosovë konsumojnë rreth 40 për qind të energjisë në vend.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika