Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është nënshkruar marrëveshja për rindërtimin e Xhamisë së Ibrit, e cila u dogj gjatë luftës.
Kurti bëri të ditur se sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të kësaj xhamie.
“Sot, së bashku me Myftiun Naim Tërnava, kryeimamin Vedat Sahiti dhe ministren Saranda Bogujevci, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit për hartimin dhe zbatimin e projektit të rekonstruktimit të saj. Me këtë memorandum, Qeveria e Republikës së Kosovës mbështet ringritjen e këtij monumenti me rëndësi historike dhe kulturore”, ka njoftuar Kurti.





