Home LAJME Nënshkruhet marrëveshja për projektin 1 milionësh nga UPZ dhe ITP në Prizren, për përshpejtim të inovacionit digjital

Nënshkruhet marrëveshja për projektin 1 milionësh nga UPZ dhe ITP në Prizren, për përshpejtim të inovacionit digjital

0
Nënshkruhet marrëveshja për projektin 1 milionësh nga UPZ dhe ITP në Prizren, për përshpejtim të inovacionit digjital

Përmes një postimi në faqen zyrtare të UPZ “ Ukshin Hoti”, bëhet e ditur se rektori i këtij institucioni arsimor, Mentor Alishani, dhe përfaqësuesi i GIZ, Muhamed Rexhepi, kanë nënshkruar marrëveshjen për projektin më të ri “DIG-4K” me vlerë rreth 1 milionë euro, një iniciativë transformuese e financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Qeveria e Kosovës, përmes së cilit synohet përshpejtim i inovacionit digjital.

“Sapo kemi nënshkruar projektin më të ri “DIG-4K” me vlerë rreth 1 milionë euro, një iniciativë transformuese e financuar nga Bashkimi Evropian 🇪🇺 dhe Qeveria e Kosovës 🇽🇰.
“Digital Innovation Gateëay for Kosovo” synon të përshpejtojë inovacionin digjital në Kosovë dhe do të implementohet nga ITP Prizren, në bashkëpunim me sektorin privat, akademinë dhe shoqërinë civile.
Projekti do të mbështesë NVM-të, startup-et, institucionet publike dhe komunitetet, duke krijuar një ekosistem të qëndrueshëm për inovacionin digjital.
Me iniciativa të tilla që fuqizojnë aftësitë digjitale, Universiteti i Prizrenit po luan një rol kyç në formësimin e Kosovës si një qendër rajonale e inovacionit digjital!
Urime dhe suksese të gjithë partnerëve në rrugëtimin drejt një të ardhmeje digjitale për Kosovën!”, thuhet në fund të këtij njoftimi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here