- Reklama -

Nënshkruhet marrëveshja për “IPA 2023” me vlerë 75 milionë euro

Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE) kanë nënshkruar marrëveshjen financiare për programin vjetor IPA 2023.

Nënshkrimi i marrëveshjes është bërë të premten nga zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi dhe ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

- Reklama -

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka thënë se Kosova do të përfitojë 75 milionë euro dhe se këto fonde do të dedikohen në fushën e energjisë.

“IPA 2023 në plotni i është dedikuar financimit në fushën e energjisë. Ky program përbën një hap të rëndësishëm të rrugës sonë drejt integrimit evropian dhe përkushtimin tonë ndaj vlerave të BE-së. Nga ky program Kosova përfiton fonde në vlerë prej 75 milionë eurove. Këto mjete do të ndihmojnë në adresimin e ndikimit të krizës energjike që Kosova po i përjeto. Marrëveshja hyn në fuqi sot dhe menjëherë do të bëjmë kërkesë për disbursim të 90% të fondeve të parapara me këtë marrëveshje, pra për 67.5 milionë euro që pritet të disbursogen shumë shpejt në buxhetin e shtetit, kurse pjesa tjetër 7.5 milionë eurove do të disbursohet vitin e ardhshëm”.

Shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog, ka thënë se ndarja e këtyre fondeve do t’i dedikohet sektorit të energjisë të ndikuar nga agresioni rus në Ukrainë, që jo vetëm Kosova por e gjithë bota e ka ndjerë.

“Kjo është pjesë e 500 milionëshit si ndihmë i partnerëve të Ballkanit Perëndimor. Arsyeja pse BE-ja ka mobilizuar këtë është sepse agresioni rus dhe ndikimi i saj në tregun botëror, posaçërisht atij energjetik”, ka thënë ai.

Ai e ka quajtur unike që Kosova ka arritur ta çojë përpara këtë marrëveshje në më pak se tre muaj.

“Duhet të falënderoj Qeverinë për bashkëpunimin dhe jemi munduar ta afrojmë këtë marrëveshje më pak se 3 muaj, që është goxha unike në botën e BE-së.

Në një vjetorin e luftës në Ukrainë, Bislimi ka shprehur nderime për të rënët dhe ka thënë se Kosova e njeh dhimbjen e Ukrainës pasi ka kaluar vetë nëpër një histori të tillë.

“Bëhen 1 vit nga fillimi i agresionit të paprovuar të Rusisë në Ukrainë. E shoh të rëndësishme të kujtojmë viktimat e kësaj lufte. Ukraina ende nuk e ka njohur Kosovën, por Kosova e njeh mirë dhimbjen dhe plagën e Ukrainës sepse me një mizori të ngjashme jemi përballur edhe ne në historinë tonë jo fort larg”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort