- Reklama -

Nënshkruhet kontrata për ndërtimin e strehimores së qenve endacak në komunën e Prizrenit

Qenëtë endacakë vazhdojnë të mbeten një problem i dukshëm në shumë qytete të Kosovës, përfshirë edhe Komunën e Prizrenit. Ky fenomen ka shkaktuar shqetësim të madh për banorët dhe ka bërë që autoritetet lokale dhe organizatat për mbrojtjen e kafshëve të intensifikojnë përpjekjet për gjetjen e një zgjidhjeje.

Për ta zgjishur këtë çështje, Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Prizrenit ka nënshkruar një kontratë me kompaninë “Albos” Sh.P.K., e cila operon në fshatin Grejkoc të Suharekës, për ndërtimin e një strehimoreje për qenët endacakë. Kontrata, e nënshkruar më 12 dhjetor të vitit të kaluar, ka një vlerë totale prej mbi 274 mijë euro.

- Reklama -

Punimet do të përfundojnë brenda 300 ditëve të punës nga data e hyrjes në fuqi të kontratës, ndërsa periudha garantuese për defektet do të jetë dy vjet kalendarikë, pas pranimit përfundimtar të punimeve.

Në përmbledhje të kostove, punët ndërtimore dhe zejtare janë shpërndarë në disa kategori, si më poshtë:

  • Punët e dheut: 19 mijë euro
  • Punët e betonit: 40 mijë e 551 euro
  • Punët e armaturës: 66 mijë euro
  • Punët e muratimit dhe suvatimit: 4 mijë e 275 euro
  • Punët e kulmit: 57 mijë e 342 euro
  • Punët e zdrukthtarisë: 16 mijë e 850 euro
  • Punët e dyshemesë: 6 mijë e 240 euro
  • Punët e ngjyrosjes: 4 mijë e 275 euro
  • Punët e fasadës: 8 mijë e 272 euro
  • Punët e tjera: 22 mijë e 425 euro
  • Punët e parterit: 10 mijë e 627 euro
  • Punët e hidro-instalimeve: 9 mijë euro
  • Punët e elektro-instalimeve: 8 mijë e 768 euro

Detaje të tjera të plota mund të gjenden në dokumentin e bashkëngjitur të kontratës.

Kjo strehimore pritet të kontribuojë ndjeshëm në zgjidhjen e problemit të qenve endacakë në qytet, duke krijuar kushte më të sigurta dhe më humane për këta kafshë, si dhe duke përmirësuar sigurinë dhe shëndetin publik.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort