- Reklama -

Nënshkruhen tri marrëveshje mes Kosovës e Shqipërisë

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, priti të premten ministrin në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj.

Ata kanë pritur bashkë përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, Medvegjës e Bujanovcit.

- Reklama -

Cakaj tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të kenë politikë të jashtme të unifikuar, sidomos në çështjet madhore, ndërsa të veçantë e quajti këtë takim për shkak të nënshkrimit të tri marrëveshjeve.

“Projekti për bashkimin e ambasadave në Struge, që insistoj që ky projekt duhet të shtyhet përpara me ngulm. Nënshkrimi i marrëveshjes për mbështetje financiare për shqiptarët e Malit të Zi, marrëveshja e spektrit politik në Luginën e Preshevës ku kemi një dakordim që sa i përket Medvegjës partitë politike shqiptare do të flasin me një zë. Tash më ne kemi filluar një aksion diplomatik për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, tha ai.

Haradinaj tha se janë të përkushtuar në rrugën euroatlantike, teksa përmendi gërmimet në Kizhevak në përpjekje për të gjetur mbetje mortore të të pagjeturve nga lufta.

“Teksa po mbajmë këtë konferencë gërmimet në Kizhevak janë duke vazhduar dhe uroj që familjarët ta përballojnë me forcë këtë dhimbje të dyfishtë. Ne sot kemi nënshkruar për ngritjen e grupit punues për fondin mbështetës për shqiptarët e Malit të Zi. Sot me qëllimin e përbashkët për adresimin e kërkesave për shqiptarët e Luginës në Preshevë, në Prishtinë u nënshkrua pakti për Medvegjën. Kjo do të jetë një bashkërendim për përfaqësim në një listë të përbashkët në Medvegjë”, tha ajo.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort