LAJME

Nënshkruhen kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2023/2024 nga komuna e Prizrenit

Nënshkruhen kontratat me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2023/2024 nga komuna e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Gusht 2024, 15:09

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, të mërkurën ka mbajtur ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me studentët përfitues të bursave për vitin akademik 2023/2024 nga komuna e Prizrenit.

Këtë vit përfitues të bursavë kanë qenë 180 studentë prizrenas. Kryetari Totaj, gjatë takimit ka thënë se duke i përkrahur studentët, përkrahim të ardhmen.

“Investimi në edukim dhe rini është më i rëndësishmi, për ta ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe prosperitetin e të rinjve tanë. Urime dhe suksese në rrugëtimin tuaj arsimor!”, theksoi ndër të tjera kryetari Totaj./TVPrizreni/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika